LEGALIZIMI I EMIGRANTEVE...

Emigrantët, ja dokumentat që duhen për legalizim në Greqi

1. Kërkesë për leje qëndrimi

2.2. (dy) fotografi me ngjyra

3. Të paraqesësh një prej dokumentave të mëposhtme, të vërtetuara dhe të përkthyera në gjuhën greke:

a.Pasaportë ose

b. Çertifikatë Lindjeje ose

c. Çertifikatë Familjare ose

d. Letërnjoftim

4. Një dokument i cili të vëtretojë se je në Greqi të paktën që prej dy qershorit 2000 deri më sot

Për informacion mund të komunikohet në Greqi me numrin e telefonit 1464.

Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, për t’u ardhur në ndihmë të gjithë emigrantëve shqiptarë të cilët ndodhen në Greqi si dhe personave të tjerë të interesuar për procedurat e legalizimit në këtë shtet, ka kontaktuar me Ministrinë e Punëve të Brendshme, të Administratës Publike dhe Decentralizmit të Greqisë, prej së cilës është marrë informacioni zyrtar i mëposhëm:

Periudha e legalizimit për Leje Qëndrimi të Përkohshëm në Greqi shtrihet nga 5 qershori-2 gusht 2001. Gjatë kësaj periudhe të interesuarit i drejothen Bashkisë së zonës ku banojnë. Atje ata duhet të paraqesin këto dokumente:

1. Kërkesë për leje qëndrimi

2.2. (dy) fotografi me ngjyra

3. Të paraqesësh një prej dokumentave të mëposhtme, të vërtetuara dhe të përkthyera në gjuhën greke:

a.Pasaportë ose

b. Çertifikatë Lindjeje ose

c. Çertifikatë Familjare ose

d. Letërnjoftim

4. Një dokument i cili të vëtretojë se je në Greqi të paktën që prej dy qershorit 2000 deri më sot

Dokumenta të tilla janë psh llogaria e telefonit celular apo e OTE dhe DEH (fatura e pagesës së energjisë elektrike), llogaria e ujit, ose një dokument nga shkolla greke e fëmijëve të tu, tolloni për qarkullim urban, karta jeshile e së cilës i ka mbaruar apo do t’i mbarojë deri më 02.06.2001.

Në qoftë se nuk ke asnjë dokument zyrtar mund të vërtetosh qëndrimin tënd për këtë periudhë (02.06.2001) përmes një shoqërie siguracionesh duke paguar vetëm vlerën pa shtesa.

Në qoftë se banon në një bashki me më pak se 20.000 banorë, mund të marrësh një vërtetim nga Këshilli Bashkiak, i cili të vërtetojë se banon në atë Bashki prej 2 qershorit 2000 deri më sot.

5. Të kesh me vete paravollo (mandat pagese) 50.000 dhrahmi prej DOY (dega e Tatimeve-eforia)

Derisa të dalë leja e qëndrimit emigranti nuk ekstradohet. Leja e Qëndrimit do të ketë një afat qëndrimi prej 6 muajsh dhe mund të rinovohet në bazë të dispozitave ligjore.

Për informacion të mëtejshëm mund të komunikohet në Greqi me numrin e telefonit 1464.

 

 

NUMURI I KRIMEVE NE ULJE NGA SHQIPTARET NE GREQI

Numri i krimeve te kryera nga emigrante shqiptare ne Greqi eshte ulur ndjeshem gjate tre viteve te fundit, sipas shifrave zyrtare te Ministrise se Rendit Publik.

Ne nje studim te kesaj ministrie, pjese nga i cili jane publikuar sot, kriminaliteti i emigranteve shqiptareve paraqet nje renie prej 12 perqind ne tre vitet e fundit.

Ne nje deklarate per shtypin, ministri grek i Rendit Publik, Mihalis Krisohoidis, uljen e kriminalitetit te shqiptareve ia dedikon "masave per ruajtjen e kufirit, kontrolleve te vazhdueshme per legjitimitetin e emigranteve, por edhe ne integrimin e shqiptareve ne shoqerine greke".

Keto shifra lidhen me akte kriminale te cilat ekzagjerohen nga mediat dhe shkaktojne shpesh shperthime histerike te qytetareve vendas kunder emigranteve shqiptare.

Sipas shifrave te publikuara, kriminaliteti nga emigrantet shqiptare eshte proporcionalisht me i ulet ne krahasim me ate te emigranteve me kombesi te tjera.

Kete faqe ja kemi kushtuar veprimtarise  kulturore artistike qe zhvillojne emigrantet gjirokastrite nga   fshatrat Golem ,Picar  Shtepez ,Humelice,Kaparjel ne Athine.Eshte bere nje tradite e mrekullueshme qe banoret e ketyre zonave po mblidhen ne  ne kryeqytetin Grek here pas here  ashtu bashkarisht per te mbajtur ndezur dashurine per  njeri tjetrin ,per vendlindjen ...Me daten 6 te muajit te kaluar komisjonet organizatore  u mblodhen dhe diskutuan me njeri tjetrin per progranin e punes per aktivitetin e ardhshem por edhe me tej.Aktiviteti qe pritet te zhvillohet keto dite e ka rrenjen tek mbremjet festive qe zhvilluasn fshatrat vec e vec .Eshte me interes te themi se pjesemarrja e emigranteve  ne takimet e kaluara ishte  qind per qind.Ne takimet e kaluara kishin ardhur edhe te aferm te  emigranteve nga Shqiperia e cila ne kete te fundit   mendohet te kete me shume.Ja vlen te permendem organizatoret Ilirjan karabina,Abas   Goxhaj,Sejdi Bihci,Trifon Tola,Ajaz Nikolli etj.Ne programin e ketij aktiviteti ,ashtu si edhe ne te  mepareshmit ze vend kenga e bukur labe,humor nga zona e Golemit,kenget e bukura patriotike kosovare,klarinat  si dhe interistat me emigrante e te ftuar.
ilirjan.gif (32467 bytes)kenge.gif (34558 bytes)abazi.gif (47596 bytes)

pirro.gif (30772 bytes)ajazi.gif (29325 bytes)sejdiu.gif (30954 bytes)

Cfare na thone organizatoret:

Abas  Goxhaj: Mendoj se aktivitete te tilla jane shume te domosdoshme dhe me interes per

emigrantet  kudo ne  bote!Sa me te bashkuar me njeri tjetrin,aq me te  lehte e bejne emigrimin!

Ilirjan  Karabina:Keto aktivitete jane si gurra ePicarit qe burojne mall dhe dashuri.

Sejdi Bihuci Do ta mbajme kete prush te ndezur per te ngrohur gjithmone me mallin

per vendlindjen dhe per njerezit tane  andej e per ketej kufirit.

Trifon  Tola :Eshte nje gje e mrekullueshme te jesh jashte vendit tend e te mblidhesh  ashtu  te gjithe bashke.Kete tradite do ta mbajme e do ta zhvillojme me tej...

Ajaz Nikolli:  Kujtimi me i bukur gjate ketyre viteve ne emigrim.Gjirokastren   e sollem ketu ne Athine...

Cili eshte mendimi juaj per keto aktivitete?

Na shkruani ne    email   gjirokastra2001@yahoo.com

top