Make your own free website on Tripod.com
POEZI NGA  ODISE  KOTE

 

KENGA E GJALLE PER PUNE TE PAKRYERA

 

C kam qe qaj keshtu brenda varrit tim…?

Lotet po mi kalbin rrasat e qivurit.

Ende paskam brenga maraze,trishtim

Kallur neper eshtra,ne ashtin e burrit.

 

S po i tretka mishrat fati i perzishem

Balta dhe ujerat  po i qajne damaret.

Punet e pakryera vajtojne pikellueshem

Per te vdekurit dhe te gjallet…

 

C kam qe qaj keshtu brenda varrit tim…?

Qipariz i muzgut ngelur thelle  ne ije.

 

VRITENI KETE VETMI VRASESE…

 

Myshqeve shtresore dhe

Dyerve  me rrjeta merimange

Ju jep sise shurdheria.

 

Mbi qelqe te thyera

Ecen dita…

 

Gjel i vetem lafshegjakosur

Molisur mbi hu gardhi

Ne mesin e fushes

 

Mjaullima vajtonjese macesh

Pjell muzgu

 

Krrau krrau

Diku thyhet nje tra

Tromaks lakuriqet e pergjumur.

 

Po ne shtratin e meitit

Perse s degjohet e qara…?

E qara plasese?!

 

O…o…o..

 

O zhurma njerezore

Vriteni kete vetmi vrasese!

 

SKERKA ,DHERA TE DHIMBSURA…

 

Skerka

Dhera te dhimbsura

Te brishta delicate

Pellumbevogla shtrire nga qielli

Me ngjani me miturakat nazike

 

Here here mjegulla

Ju mbeshtjell qafen e holle

Dhe prej frymes tuaj

Dhimbje e lashte

Sythet behen gati flurore

Si prej qelqi.

 

Skerka

Dhera te dhimbsura

Miturake dielli…

 

…KAQ MOTE LARGUAR…

 

…Kaq prane qendruar

kaq mote larguar…

 

a nuk e ndjen nga ky i ftohte

ne stalaktit u shenderruamalli

me shpon si thike ne kraharor

per ty-

e ikura nga zjarri…

 

PERENDIMI I PROMOTEUT…

 

Lirojeni prangash Promoteun!

 

Korbat qe i kafshuan mishrat ngordhen

Shgabat qe i hengren syte u verbuan

Egersirat qe i shqyen zemren u c menden.

 

Si tunden tani kokallat neper ere…?

Vetem ashtu

Ashtu i shtrire i teri mbi planet.

 

Sikur kerkon te mbroje

Boten nga zjarri…

 

KENGE E SAPONISUR…

 

E humba te dashuren time!

 

Tani qani  ju korba…

 

Ishte murgeshe.

Ishte nje murgeshe egoiste

 

Tani veshtrimi im ri plagosur

Ne petalet e ftohta te prillit…

top