"Qyteti i imi dhe i juaji njekohesisht, me dha mua vizionine pare te botes, me dha perfytyrimin artistik te saj, me mesoi ta shikoj, ta degjoj dhe ta shkruaj rremujen e kesaj bote, pamje te saj, dramen e saj" Gjuhetari i shquarEqerem Cabej, shkrimtarja e persektuar Musine Kokalari, dhe shkrimtari i madh Ismail Kadare moren vleresimin "Nderi i Qytetit" nga Bashkia e Gjirokastres. Ne nje ceremoni te organizuar me kete rast pasditen e se henes,kryetari i Bashkise se Gjirokastres, lexoi para disa dhjetra te pranishmeve, fjalen pershendetese qe Ismail Kadare i dergonte qytetit te tij.

Fjala pershendetese e Kadarese:

"Jam shume i prekur dhe shume i nderuar per titullin e larte qe me jep qyteti imi lindjes. Keto jane fjale qe zakonisht thuhen ne raste te tilla, por duhet te me besoni, se ne kete rast une kam ndjesine dhe shijen se po i them per here te pare. Kjo vjen, sepse te gjitha nderimet qe mund te kete nje shkrimtar, nderimi ne vendin e vet, ose ne vende te tjera kane dicka te manget nese mungon ai, nderimi fillestar, mungon vleresimi i qytetit, i vendit ku ai ka pare per here te pare boten me sy. Qyteti i imi dhe i juaji njekohesisht, me dha mua vizionin e pare te botes, me dha perfytyrimin artistik te saj, me mesoi ta shikoj, ta degjoj dhe ta shkruaj rremujen e kesaj bote, pamje te saj, dramen e saj. Per Gjirokastren qytetin tone jane thene shume vleresime, jane thene shume fjale, jane bere shume metafora dhe figura, une do te shtoja dhe nje gje qe me duket se, ose e kam pershtypjen, nuk eshte vene ne dukje: Gjirokastra, si rralle kush qytet ne Ballkan, jo vetem ne Shqiperi por ne tere gadishullin e Ballkanit, ka nxjerre, ka lindur ka prodhuar qytetare, sepse qytetaret jane per fat te keq shume te rralle. Kane qene dhe mbeten ende sot. Historia e Ballkanit, historia qe vazhdon ende sot po e tregon kete gje. Pra, ky qytet i vogel me keto shtepi te medha e te ftohta, vertet i ka dhene botes shqiptare dhe te gjithe botes ballkanase nje sasi te madh qytetaresh, qe rralle qytet ne bote mund ta kete prodhuar, per ato permasa qe ka ai dhe kjo eshte nje gje e mrekullueshme, per nje qytet te prodhoje ate qe e dikton dhe emri i vet, pra, te prodhoje qytetare.Dy nga qytetaret qe marrin bashke me mua sot vleresimin tuaj te larte, gjuhetari i madh Eqerem Cabej dhe shkrimtarja e shquar dhe e persekutuar mizorisht gjate ketij gjysme shekulli Musine Kokalari, dy bashkeqytetaret e mi qe une i njoh dhe i cmoj shume, dua t'u falenderoj edhe njehere te gjithe ata qe moren kete nisme, Bashkine e qytetit, dashamiresit e artit e te kultures te gjithe qytetaret e Gjirokastres qe e mbajne gjalle qytetarine e saj".