Make your own free website on Tripod.com

 

 

POEZI  NGA  PIRRO LOLI

LOTI I KENGES

  Kenga ime si rubin prej loti

Ne krahet e eres dua te mbese

Kenge shpirti eshte

Kenge zogu plagosur qe ne veze.

 

Atdhe

Ti dridhme kengesh ne shtepi

Midis  dy lotesh

Une dhe ti

 

Me djeg shpirtin dhembja jote

Me kenget e lena pas dere

Per ty perqafoj qytetet e botes

Me krah malli dhe ere.

 

I ndrojtur trokas ne dyert e Evropes

Me tingujt e kenges qe nena me jep

Trupehumbur dallandyshja ime

Nje rreze drite ke ne sqep.

 

Copa akulli me rreshqasin ne brinje

Prilli im I mbushur me re

Ku? Ku ta ndertoj

Me rreze dielli nje fole?!

 

DRITA E VETETIMES

 

Ne erresiren e larguar

Nuk shikoj as lis as mal as det

I vetmuar me driten e shpirtit tim

Ndane rruges pres

 

Here pas here

Shkrepetin vetetimat

Naten e cajne mes per mes

 

Hapa te verber

Hapa te plagosur

Neper drite vetetimash

Mundohem te hedh

 

I trembem verbimit

Vetetima si  gjarper izjarrte

Neper nate rreshqet

Mos u zhgenjeni nga drita e saj

Po shihni ku godet!

 

DITET E MIA TE PREREA

 

Se fundi prene akacen time

E preu nje rrugac me sopate

Preu stinet dhe ditet e mia

Me la si cung te mjere e te thate

 

Shtepia e varfer mu duk e huaj

Nuk gucoj te dal tek dera

Mu keput filli i balones

Pa adrese me ngriti era

 

Atdheun  e mora te terin me vete

Dhe nje dite do kthehem per fare

Do te rilind I lumturuar

Kur te fillojne te mbjellin fidane.

 

PALLATI IM NE ATHINE

 

Pallati i bardhe ka banjo

Ere parfumesh nga te bukurat gra

Heshtje varri ne mermer te bardhe

Asnje cicerime femijesh nuk ka.

 

Pallati im ne Gjirokaster

I vogel,jo komod e modern

Po gumezhin nate e dite nga femijet

Njezete e pese i ka vetem djem

 

Po c keni qe s pillni

Moj te bukura gra?

A thua jane shterpa

A burra per ju ska?

 

Dua te iki

Te iki sa me  pare me vrap

Para se korbi plak,kra kra

Te kendoje mbi pallat

 

DIVORCI I MOTRES

 

Nga syte e shkruar

      Lote gezimi e dhimbjeje

I rrodhen si bresher

 

Pike pike

Lotet derdh hardhia

Kur kercellin ja presen

 

Si nje duf

Qe shfryn nga Brenda

Loti I kalter c thote valle

 

Ky kercelli im

Gati ne te thare

Ky kercelli I ftohte

Pse su pre me pare?  

FUND

 

        top