Make your own free website on Tripod.com

 

POEZI  PER FEMIJE NGA TASIM GJOKUTAJ

 

DAULLJA E GJYSHIT

 

Keni pare a skeni pare

Ne pallat kemi nje djale

 

Prinderit halli i ka zene

Se  ben naze per te ngrene

 

Ne guzhine e ne ballkon

E ndjekin me pjate ne dore

 

-Qejfin mamit  mos ja prish

Ha tu befsha nje thele mish

 

-Une se ha thelen e mishit

Po si ra daulles gjyshi

 

-C thua keshtu more Beni

Ku ta gjejme

Daullen s kemi

 

-S-ka daulle?Jo nuk ka

E po mire  dhe une nuk ha

 

E menduar flet mamaja

-O gjysh na gjeti belaja

 

Qe ti behet qejfi Benit

Gjyshi i bie Legenit .

S DURON IRIQI NJE GJILPERE

Iriqi i vogel u semur

Me rufe,kolle ,temperature

Mamaja me karroce e mori

Dhe na e coi tek doktorri

-Do bej gjilpere-doktorri thote

Iriqi qane qan me lote

E mori vesh nje pyll I tere

S duron  iriqi nje gjilpere

Nje milingone i vajti prane

-Po cke o xhan perse  po qan

Ti  je nga fis e goxha fis

Qe mban  gjilpera ne kurris.

Vjen  infernjerja nje goxha  blete

E ngul gjilperen shpejte e shpejte

Dhe I thote :-hajt me shendet

Dhe mos lesho prape lote ne faqe

Si ca femije qe tunden lagjen

Per nje gjilpere nis ulerima

Pale na thone se jane  dhe trima.

top