bilalgolemi.jpg (19621 bytes)bilali.jpg (26400 bytes)  Dr. BILAL GOLEMI

1899-1955

Mjek veterinar,mikrobiolog i shquar ne fushen veterinare e mjekesore,patriot atdhetar e democrat perparimtar. U largua nga Golemi kur ishte 7 vjec duke shkuar pas te atit ne Stamboll.Kreu shkelqyeshem studimet e larta ne mjekesine veterinare.U specializua per mikrobiologji ne institutin "Paster" ne Paris Punoi si asistent e me pas si bashkepunetor i dy shkenectareve francese me fame boterore Ramon e Dyma ku shpalosi talentin e tij duke marre graden Doktorr i Shkencave ne moshen 27 vjecare.Per talentin dhe famen qe fitoi Instituti e ftoi te punoje aty,por ai bashke me te shoqen dh vajzen me 1928 kthehet ne Atdhe me enderren dhe deshiren per ti sherbyer popullit te tij.Me emrin dhe vepren e tij jane te lidhur ngritja dhe organizimi i sherbimit veterinary themelimi I te parit laborator bakteriologjik veterinary,importimi i racave te kafsheve ngritja e te parave stacione shkencore te permiresimit racor si ne Selenice e Rozafaj Prodhimi per here te pare ne vend I vaksinave kunder disa semundjeve te bagetive,pergatitja e kuadroveb te para veterinare,ndihmoi ne organizimin e zhvillimin e para te shkollave bujqesore ne Tirane ,kavaje e LushnjeNderkohe ai eshte nje martir I shkences,qe per hir te saj e ktheu trupin e tij ne laborator studimi e vezhgimi e cilka duke iu infektuar rende I kushtoi me jeten e tij.Ai ishte sa shkencetar aq edhe njeri i thjeshte i dashur patriot democrat e perparimtar qe gezonte simpati e dashuri te jashtezakoneshme nga njerezit Brenda e jashte vendit.Dr Bilali nuk u pajtua me shtypjen dhe shfrytezimin e eger prapambetjen e theksuar dhe varferine e madhe prandaj u pozicionua perkrah forcave demokratike perparimtare dhe merr pjese ne levizjen e Vlores qe drejtohej kunder regjimit obscurantist te A.Zogut.Per kete regjimi monarkist e burgosi me 1932 dhe e denoi me 101 vjet burg.Mbajti nje qendrim burreror e dinjitos para gjyqit ku demaskoi ashper reghjimin e kalbur..Nen presionin e vijueshem te protestave Brenda dhe jashte vendit me 13 Shkurte 1935 u lirua nga burgu,por shkencetarit me permasa evropiane iu mohua e drejta e punes dhe e jeteses ne Shqiperi nga regjimi Zogist.I deshperuar ne kulm detyrohet te shkoje ne Turqi ku e prisnin me padurim institucionet shkencore.Me 1952 emerohet sekretar i pergjitheshem i institutit qendror veterinary ne Ankara,po kete vit zgjidhet ekspert i organizates Nderkombetare te Shendetesise (OMS)]Studimet e tij paten jehone te madhe ne Evrope e Bote.Me 1952 per studimet e tij shkencore ne mikrobiologjine veterinare qeveria frnceze e deklaroi me medaljen "Legion d’honneur -Merite agricole"Kreu mbi 50 studime e kerkime e kerkime shkencore mori pjese ne studime e ejkspozita nderkombetare bashkepunoi me shumee institute nga te gjitha anet e botes duke u bere keshtu nje figure e shquar ne forumet nderkombetare te Shendetesise Me 15 mars te vitit 1955 pushoi zemra e ketij shkencetarite shquar e atdhetari te madh ne moshen me te pjekur e me produktiveNe krye te varrit te tij ne Stinje ne Stamboll eshte gdhendur me mjeshteri nje liber i madh ndersa ne faqet e hapura te librit te gurte eshte skalitur ne bazoreliev nje mikroskop.Ne nderim te vepres se tij Institutit te studimeve veterinare te Shqiperise iu dha emri "Instituti Dr. Bilal Golemi"

******