KUJT TI THEMI

 

Ne kurbet ketu ku jemi

C' na ka gjetur do ta themi

Buke hame e uri kemi

Uje pime ,te etur jemi

Pallat bejme e shtepi s kemi

Gjume fleme e pa gjume jemi

Dasme bejme e gezim s kemi

Rruge bejme e s dine ku vemi

Ajer thithim e azmatik jemi

Lufte s bejme e te vrare kemi

Pune bejme e te varfer jemi

Krype plotee bajat jemi

Hallet mal e kujt ti themi?!

 

dhjetor  2000